Skandali/ Gjithë përfaqësuesja e Kosovës në shërbim të fushatës: Veseli na e ka shtruar rrugën!

Një skandal i vërtetë është ai që vjen nga Kosova, vetëm një ditë para ndeshjes me Çekinë. Kadri Veseli, personi që ka pasur postin e kryetarit të kuvendit të Kosovës, post të cilin Veseli e ka braktisur për të hyrë në garë për Kryeministër, ka zgjedhur të fitojë ndryshe dashurinë e njerëzve.

Pikërisht me Përfaqësuesen e Kosovës, atje ku është përqendruar edhe gjithë vëmendja maksimale. Flasim për historinë e djemëve të luftës, që mes sakrificave të shumta të prindërve të tyre, ia kanë dalë për të mbërritur deri në këtë pikë.

Nëse shohim me kujdes gjithë formacionin e dardanëve, asnjë prej tyre nuk luan në Kosovë. Pavarësisht kësaj, jo vetëm që presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nuk e ndalon përdorjen e gjithë figurës së përfaqësueses nga njerëz të caktuar që kanë vetëm qëllime për fushatën elektorale, por shkon edhe më tej duke thënë: “Ky njeri iu ka shtruar rrugën. Njeriun që kemi këtu, me atë rrugën që e kemi nisur, vazhdimisht na ka ardhur mbrapa”. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/435679630374013/?v=435679630374013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *