Loris nuk kërkon nënvlerësim për Shqipërinë: Jam përballur 5 herë me ta, asnjëherë e lehtë

2+2 japin 4? Në matematikën elementare po, por kjo nuk vlen në futboll. Surpriza kanë qenë të shumta në periudha të ndryshme dhe Shqipëria luan shanset e saj të pakta në transfertë ndaj Francës.

Në këtë mendim është edhe kapiteni i kampionëve të botës, Hugo Loris, i cili shprehet se kuqezinjtë nuk duhet të nënvlerësohen për asnjë arsye. Në konferencën për shtyp në prag të përballjes, shkon edhe më tej duke u shprehur se në të gjitha përballjet e tij me kuqezinjtë, në asnjë rast nuk e ka pasur të lehtë.

“Shqipëria nuk duhet të nënvlerësohet. Unë jam ballafaquar me ta 5 herë në karrierën time dhe në asnjë rast nuk ka qenë e lehtë ndaj tyre. Ne duhet të marrim 6 pikë në ndeshjet që do të luajmë, për të qenë në kushte të mira në tetor, kur të luajmë kundër Turqisë dhe Islandës. Nëse duam të provojmë se humbja ndaj Turqisë ishte incident, atëherë t’i fitojmë këto takime”, u shpreh Loris. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online