I ardhur nga skuadra e Realit të Madridit, Theo Hernandez, është një element për t’u parë me vëmendje te Milani. Shumë premton me të ardhmen e tij 21-vjeçari, që kërkon të ngrejë edhe entuziazmin te kuqezinjtë.
Në një intervistë dhënë për “Sport Mediaset”, nuk ka dyshimin më të vogël për derbin e parë ndaj Interit: “Do ta fitojmë”. Por kur flitet për trajnerin që e drejton tani Milanin, Giampaolon, Hernandez tregon të vërtetën duke thënë se nuk e njihte më herët.
“Shpresoj se javën tjetër do të jem gati për të luajtur, por më duhet të shoh nëse doktorët do të më lejojnë. Unë dua të jem në fushë dhe t’i bëj tifozët të ndihen të kënaqur.
Ndryshimet mes Giampaolos dhe Zidan? Janë të dy trajnerë të ndryshëm. Të them të drejtën, Giampolon nuk e njihja. Ai është një trajner i madh dhe do të bëj gjëra interesante këtu.
Sa i përket derbit me Interin, dua vërtet që të luaj. Do të ishte derbi i parë i Milanit që do të luaja. Me shumë vëmendje dhe përkushtim, është e sigurt që do ta fitojmë”, ka thënë Hernandez. /Sport Ekspres/