Në Vlorë nuk e kanë pritur mirë dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës. Dy ndeshjet pa tifozë dhe gjoba prej 2 milionë lekësh për Partizanin është konsideruar një dënim i lehtë për të kuqtë nga ultrasit e Flamurtarit.
Sikurse dihet, në fundin e pjesës së parë të ndeshjes Partizani-Flamurtari, u godit Shkëlqim Rama, zëdhënësi për shtyp i vlonjatëve, i cili gjendje në fushë dhe po fotografonte futbollistët që po festonin golin e Ribajt.
Flota Kuqezi e cilëson të turpshëm vendimin, ndërkohë që paralajmëron se do bëjnë edhe ata njëlloj dhe nuk do të mbajnë asnjë përgjegjësi.
“Futbolli në Shqipëri vdiq, turpi radhës nga FSHF. Po ju bëjmë thirrje, se nga dita e diel e deri në fund të sezonit, se çfarë do ndodhë në stadiumin tonë ose jashtë tij, s’do mbajmë përgjegjësi.
Në doni luftë, e bëjmë luftë! Në doni situata të degradojë me çdo drejtues klubi, me çdo zyrtar, atëherë e bëjmë ne. Shihemi të dielën, federata më e degjeneruar. Për Vlorën, për Flamurtarin, të bashkuar kundër kujtdo!”, shkruhet në postimin e ultrasve vlonjatë në faqen e tyre në “Facebook”.