Sulmuesi i kombëtares gjermane Mario Gomez është ende i tronditur nga eliminimi që në turin e parë në Kupën e Botës në Rusi.
“Nuk e mendoja se diçka e tillë mund t’i ndodhte një skuadre të madhe si e jona”, shkruan sulmuesi i Shtutgartit në Instagram.
“Edhe dy ditë pas eliminimit, ende nuk më besohet dhe ndihem përtokë”.
Gomez tregohet i sinqertë kur analizon atë që ndodhi: “Është e vështirë për t’u thënë, por në fushë nuk ishim asnjëherë një skuadër homogjene. Duhet ta pranojmë këtë kritikë”.
Me kombëtaren duket e mbyllur për veteranin: “Kam ende nevojë për pak kohë, që ta procesoj gjithçka ndodhi, por pas shiut del gjithnjë dielli”.