Elton Kale duke gjithnjë e më larg Kukësit. Braziliani nuk po duket dhe verilindorët kanë menduar për t’i gjetur një pasues, pasi ndeshjet e Championsit po vijën dhe normalisht nuk mund të presin pa fund shtatshkurtrin.
Nga një brazilian te një tjetër, Roxher Zhunio Rodriges Ferreira është bashkuar me verilindorët dhe do të jetë ai që do ta pasojë Kalenë në rolin e një mesfushori krahu.
Te Kukësi e bëjnë fakt të kryer që e kanë arritur marrëveshjen me lojtarin në fjalë, megjithatë, kontrata do të nënshkruhet pasi lojtari të mbërrijë me Kukësin në Tiranë, vetëm për çështje burokratike.
Bëhet fjalë për një futbollist që është i lirë që nga muaji prill. Roxher është vetëm 22 vjeç dhe pas eksperiencave në Brazil, do të tentojë të bëjë mirë dhe në Europë me verilindorët.
Merkato te Kukësi ka qenë mjaft e larmishme deri më tani, pasi janë afruar zyrtarisht plot 11 futbollistë, por synimet e Kukësit janë akoma dhe më të mëdha, pasi veç brazilianit që është bashkuar me skuadrën tanimë pritet dhe një sulmues tjetër, diçka që e ka konfirmuar dhe drejtori i Kukësit Nderim Nexhipi për “Sport Ekspres”.