Formacioni dështak: 11 lojtarë që zhgënjyen në fazën e grupeve në Botëror

Si zakonisht, Kupa e Botës zbulon talente, konfirmon disa yje, por ka edhe zhgënjime, sepse shumë lojtarë nuk arrijnë të paraqiten në nivelin e vet të zakonshëm, për arsye të ndryshme.

Pas përfundimit të fazës së grupeve, whoscored.com ka përpiluar formacionin më të dobët në bazë të notave të marra në çdo ndeshje.

DAVID DE GEA, SPANJË

Spanja e fitoi grupin, por jo falë portierit të vet. Gafa ndaj Portugalisë ishte e pafalshme, në atë ndeshje pësoi  gola pa kryer asnjë pritje. De Gea i Mançester Junajtid është tjetër person.

ZHEROM BOATENG, GJERMANI

Botëror mediokër për mbrojtësin e Bajernit. E nisi Botërorin me probleme fizike, ishte më i dobëti ndaj Suedisë, ku mori edhe karton të kuq, mungoi për pezullim në ndeshjen e turpit ndaj Koresë së Jugut.

KALIDU KULIBALI, SENEGAL

Ai i Napolit është fantastik, ai i Botërorit të bën më zemër. Kulibali ishte larg formës së tij në Serinë A, me gabime në pasim, në mbulim dhe asnjë dalje në sulm.

SERGIO RAMOS, SPANJË

Është një nga yjet e Botërorit dhe lider te Spanja, por nuk mjafton. Mbrojtësi i Realit bëri shumë gabime dhe kundër Marokut ishte fajtor të goli i parë i ndeshjes.

BERNARDO SILVA, PORTUGALI

Te Siti este fenomenal, të Portugalia një fantazmë. Jo më kot, në ndeshjen e tretë u ul në stol.

MOHAMED ELNENI, EGJIPT

Salah nuk ishte në ndeshjen e parë dhe Egjipti kushte nevojë për lider të ri. Elneni pritej të tregonte pse luan në Premier Ligë me Arsenalin, por nuk bëri asgjë.

PIOTR ZIELINSKI, POLONI

Mesfushori i Napolit vjen nga një sezon i shkëlqyer, në Botëror po e vëzhgonin shumë klube, por ishte një dështim, ashtu si gjithë Polonia.

ANGEL DI MARIA, ARGJENTINË

Mesfushori ka eksperiencë dhe klas, pritej të ishte lider tek Argjentina. Nuk ka treguar asgjë deri tani.

USMAN DEMBELE, FRANCË

Pas një sezoni zhgënjyes te Barcelona, pritej shpërthimi në Botërorin rus, aq më shumë që para startit u dëmtua Paje. Asnjë në dy ndeshje si titullar, më mirë pak minuta në fund ndaj Perusë.

ROBERT LEVANDOVSKI, POLONI

Shënoi 16 gola në kualifikuese, është një makinë goli te Bajerni, por sulmuesi polak ka dështuar në këtë Botëror. Qartësisht nuk është i qetë në kombëtare dhe nuk ndihet komod.

TIMO VERNER, GJERMANI

Para Botërorit Gjermania kishte shqetësim madhor mungesën e një sulmuesi me peshë dhe të aftë të shënojë rregullisht. E ardhmja ndoshta i përket sulmuesit të Lajpcigut, por në Botëror zhgënjeu, edhe pse “trimi i mirë me shokë shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *