Islanda u eliminua nga Kupa e Botës vetëm tre ditë më parë, por trajneri Heimir Halgrimson i’u kthye menjëherë normalitetit.
Në vend që të shijonte periudhën e pushimit, tekniku i “vikingëve” u angazhua në arbitrimin e një turne fëmijësh në vendlindje.
Trajneri, që punon me kohë të pjesshme edhe si dentist, u shfaq i qeshur mes fëmijëve në qytetin e tij, Vestmanaejar.
Eliminimi i Islandës nga eveninenti në Rusi u vulos pas humbjes me Kroacinë dhe fitores së Argjentinës ndaj Nigerisë.
Kjo bëri që Islanda të mos përsëriste arritjen heroike të Europianit 2016, ku eliminuan Anglinë në fazën e 1/8-ave, për t’u mposhtur vetëm nga Franca në çerekfinale.