Berisha ndryshon kontinent, nënshkruan me gjigantët aziatikë

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, u largua nga ekipi australian i Melburn Viktori për të qenë lojtari më i ri i kryesuesve të kampionatit japonez, Sanfrece Hiroshima. 32-vjeçari la Australinë pas 7 vitesh, pasi iu bashkua ekipit të Brisbane Roar në vitin 2011.

Ai largohet me shumë krenari nga Australia, pasi ka fituar 4 tituj kampionë, ka shënuar 116 gola në kampionatin australian duke qenë golashënuesi më i mirë i historisë dhe ka fituar 2 herë këpucën e artë të kampionatit. Kalimi te kryesuesit e Japonisë është një hap i guximshëm, pasi futbolli në Japoni ka një zhvillim më të madh se në Australi dhe nivel më të lartë.

“Kam emocione të përziera tani, pasi kam kaluar një eksperiencë shumë të mirë te Viktoria dhe në Australi. E kam pak të vështirë tani, por është vendimi i duhur për t’u larguar. Dua të falenderoj tifozët që më kanë përkrahur në momente të mira, por dhe në kohë të vështira”, – u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *