800 euro në muaj dhe 20 euro shpërblim për çdo gol, oferta e çuditshme për Ben Arfa

 

Vetëm për pak ditë Ben Arfa do të jetë lojtar i lirë, me kontratën te Paris Seint Zhermen që përfundon në fund të muajit.

Me hapjen e merkatos së verës 31-vjeçari do të presë ofertat interesante në adresë të tij. Ndërkohë, një propozim sa i pazakontë, aq edhe i çuditshëm i ka ardhur nga US Kastetis-Guze.

Ekipi amator i Pirenejve i ofroi ish-lojtarit të Lionit, Marsejës dhe Njukasllit kontratë me pagë mujore 800 euro, të cilave u shtohen shpërblime për arritjen e objektivave.

Për shembull Ben Arfa do të përfitonte 20 euro për çdo gol të shënuar dhe 30 euro për çdo karton të kuq të kundërshtarëve për ndërhyrjet ndaj tij.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në kontratë ka edhe klauzola si ajo që parashikon se lojtari duhet t’i lajë vetë uniformat dhe pajisjet sportive. Ben Arfa nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Paris Saint Zhermenin prej më tepër se një vit dhe për herë të fundit ka zbritur në fushë në prill të vitit 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *