Në boksin profesionist me siguri që nuk është ai me i madhi në histori, por Flojd Mejuedhër është padyshim mbreti i boksit kur bëhet fjalë për milionat dhe luksin e shfrenuar.
Amerikani vazhdon të notojë në miliona dhe si gjithnjë, nuk harron të shesë mend, duke u bërë acarues.
Sot Mejuedhër ka postuar në Instagram një orë më diamante, duke shkruar: “Quhet ora miliardere. Nëse nuk e njihni, kërkoni në Google”.
Ora në fjalë kushton 18 milionë dollarë dhe nëse Mejuedhër e ka blerë, do të thotë që ka miliona pa fund dhe që është ndoshta kokrra e idiotit. Mos të harrojmë që edhe i madhi Majk Tajson kështu bënte në kulmin e vet, por tani ka mbetur për bukën e gojës.