Rei Manaj e mbylli sezonin e fundit të Granada dhe nuk është se shkëlqeu, madje më së shumti u aktivizua si rezervë. Shënoi vetëm një gol në kampionat, por arriti të bindë Kristian Panuçin ta rikthente me Kombëtaren në miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën.
Tre golat e shënuar ndaj Sllovakisë me Shqipërinë U21 mjaftuan për të treguar se para portës është nga ata që nuk fal. Me Granadën e ka mbyllur dhe Interi do donte ta shiste, por deri më tani shumica e klubeve e duan Manajn në huazim.
Janë disa klube në Spanjë që janë të interesuar. Getafe është lakuar prej kohësh, ndërkohë që një ditë më parë doli në skenë edhe Selta Vigo, klub që garon në La Liga. Por nuk janë vetëm ata që i janë vënë pas sulmuesit. Leganes, sipas medieve italiane, e ka një sy te Manaj, i cili edhe këtë verë do të ndryshojë ekip. Për t’u kthyer tek Interi duhet punë.