Gjermania në pikën zero, gati revolucioni në ekip!

Gjermania është ende e shokuar nga eliminimi i bujshëm në Kupën e Botës, ndërsa trajneri Joakim Lëv ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Gjithsesi, mediat analizojnë ekipin aktual dhe ngrenë hipoteza të ndryshme për të ardhmen.

Sipas Sport Bild, një pjesë e lojtarëve që ishin në Rusi do të largohen përfundimisht nga skuadra, duke përpiluar edhe një listë.

ATA QË E MBYLLIN KËTU!

Për disa koha ka mbaruar.

Sami Kedira (31 vjeç): Gjithnjë e më rrallë po paraqitet në nivel të lartë në kombëtare, ndoshta ka të bëjë edhe mosha. Tani e tutje nuk nevojitet më.

Mesut Özil (29): Teknikisht është ende magjistar, por nuk është ai që tërheq ekipin përpara, kur gjërat ecin keq. Edhe shpejtësia e tij është në rënie, me vitet që kalojnë. Polemikat e fundit (fotot me Erdoganin) e kanë kthyer në të padëshiruar në Gjermani.

Mario Gomez (32): Duhej të shënonte, të paktën një gol, në Botëror. Misioni i tij mori fund.

KAMPIONËT QË MBETEN DHE IKIN

Po kampionët e Botës 4 vite më parë?

Manuel Nojer (32) duhet dhe do të vazhdojë. Ishte më i miri i Gjermanisë, luftoi deri në fund. Është kapiteni i një fillimi të ri.

Mats Humels: Nuk gaboi në fushë, ndoshta mund të shënonte golin e fitores ndaj Koresë së Jugut. Gjithsesi, duhet të flasë më pak në media.

Yjet si Toni Kros (28), Tomas Myler (28) dhe Zherom Boateng (29) nuk e kanë të qartë të ardhmen. Të gjithë liderë, por pas  4 vitesh do të jenë tepër të moshuar.

Edhe disa lojtarë si Jonas Hektor (28), Ilkaj Gyndogan (27) apo Marko Reus (29) duket qartë që nuk vlejnë shumë për Botërorin 2022.

E ARDHMJA

Xhoshua Kimish (23): Për shumë njerëz është ai kapiteni i së ardhmes, shumë i pjekur dhe me eksperiencë. Gjithsesi, në Rusi nuk shkëlqeu.

Leon Gorecka (23): Nëse ia del te Bajerni, do të bëhet lider edhe te Gjermania.

Julian Brandt (22): Për shumë tifozë ishte ndër të paktët lojtarë që u paraqitën mirë në Rusi. Mund të jtë një nga yjet e brezit të ri.

Timo Verner (22): Tashmë është ai titullari i sulmit, i shpejtë dhe teknik.

Leroj Sané (22): Ashtu si mendohej, vendimi i Lëvit për të mos e marrë në Rusi ishte një gabim. Duhej patjetër në Botëror, do duhet sërish më tej.

Matias Ginter (24): I pafat, sërish nuk u provua nga Lëvi, por po rritet.

Julian Draksler (24): ishte lideri i të rinjve në këtë Botëror, por tani duhet të rritet.

Lars Shtindël (29): Një dëmtim e la jashtë Kupës së Botës. Vjet në Kupën e Konfederatave ishte një lider.

TALENTET QË DUHEN NDJEKUR

Është e qartë që shumë të rinj që nuk kanë qenë pjesë e kombëtares duhet të kenënjë shans, për të treguar sa vlejnë. Filip Maks (24) i Augsburgut, Marius Volf (23) i Dortmundit, Xhonatan Tah (22/Leverkuzen), apo Julian Vajgël (22/Dortmund) kanë të ardhme.

Më pas, sytë nga U-21: Benxhamin Henrihs (21/Leverkuzen), Lukas Klosterman (22/Lajpzig), Mahmud Dahud (22/Dortmund) dhe Maksimilian Egeshtajn (21/Bremen) janë të gjithë titullarë në ekipet e tyre dhe mund të vlejnë shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online