Nëse Geret Sauthgejt u shpreh se Anglia duhet të krijojë mentalitet fitues dhe do të kërkojë fitoren sot, shumë i ndershëm tregohet trajneri i Belgjikës Roberto Martinez, i cili e pranon se kualifikimi ka ulur presionin dhe vendi i dytë do të ishte i preferuar sot.
“Ne jemi kualifikuar dhe ky ishte prioriteti. Tani duhet të kujdesemi për lojtarët. Duam të paraqitemi mirë, por prioriteti ynë nuk është të fitojmë. Kjo është e vërteta, situata e tillë është, dëshironim të kualifikoheshim dhe e arritëm synimin”.
Martinez shpjegon pse sot do luajnë rezervat: “Tre lojtarë i kemi me karton të verdhë, nuk do ishte profesionale të rrezikonim me ta. Shumë lojtarë kanë shpenzuar shumë energji në ndeshjet e para në grup dhe duhet të ruajnë forcat”.
Në këtë mënyrë, Lukaku, Vertongen, De Brujne e Hazard nuk do të luajnë fare, por edhe disa titullarë të tjerë do të jenë në stol.