Heroi i ndeshjes për Argjentinën, njeriu i kualifikimit kundër Nigerisë rezultoi Markos Roho, një që në kombëtare nuk ka qenë kurrë pikë kyçe dhe vinte nga një sezon i zi te Mançester Junajtid.
“U kisha thënë. U thashë Ever Banegës dhe Otamendit. E dija që do shënoja.
“Është një gol për familjen time, vëllain, gruan dhe vajzat e mia.
“Gjërat po ecnin ters, por lojtarët tanë e meritojnë më shumë se kurrë këtë. Tani rifillojmë”, deklaroi mes festës Roho, i cili u kthye titullar në një ndeshje kyçe dhe e mbylli duke shënuar një gol të paharrueshëm.