Mjekra më e famshme në NBA, e quajnë: Xhejms Harden tashmë është në Olimpin e basketbollit amerikan, sepse pëe herë të parë në karrierën e vet është shpallur MVP, lojtari më i mirë i sezonit të fundit në NBA.
Harden fitoi duke lënë pas me diferencë të madhe “The King” LeBron Xhejms, i vetmi që mori vota fituesi, përveç Hardenit. Një zgjedhje e mbushur me polemika, sepse statistikat e LeBronit këtë sezon kanë qenë dukshëm superiore ndaj çdo rivali, duke udhëhequr një Kleveland modest deri në finale.
101 gazetarë ndërkombëtarë votuan dhe zgjodhën yllin e Hjustonit, për shkak të një sezoni spektakolar: 30,4 pikë mesatarisht gjatë sezonit të rregullt dhe 8,8 asiste në 72 ndeshje, duke e udhëhequr Hjustonin drejt rekordit në NBA.
“Në vitin 2011 u zgjodha nga Oklahoma si një i ri premtues dhe tani ja ku jam, MVP: të gjithë te rinjve që kanë një ëndërr, u them që të vazhdojnë të besojnë”, tha Harden gjatë marrjes së çmimit, duke pasur edhe një ankesë: “Duhej të fitoja edhe vitin e shkuar, nuk shoh ndonjë ndryshim mes paraqitjeve të mia nga vjet në sivjet”.
MVP në dekadën e fundit: 2009 Lebron, 2010 Lebron, 2011 Derrick Rose, 2012 Lebron, 2013 Lebron, 2014 Durant, 2015 Curry, 2016 Curry, 2017 Westbrook, 2018 Harden
ROOKIE OF THE YEAR – Çmimi për debutuesin më të mirë ka shkuar për australianin Ben Simons, zbulim me Filadelfian, duke lënë pas në votim Donovan Miçell (Utah Jazz) e Xhejson Tatum (Boston Celtics), me 90 vota nga 101 të mundshme.
This definition isn’t up for debate.
Congratulations @BenSimmons25! pic.twitter.com/FkvTHzAVg0
— NBC Sports Philadelphia (@NBCSPhilly) June 26, 2018
COACH – Çmimi për trajnerin më të mirë të sezonit ka shkuar për Duejn Kejsi, ai që i dhuroi Torontos sezonin e rregullt më të mirë në historinë e vet, por që u pushua pas eliminimit në play-off, duke bërë që tashmë Kejsi të marrë drejtimin e Detroit Pistons. Në vend të dytë Kuin Snajder (Jazz) dhe pas tij Bred Stevens (Celtics).