Në Argjentinë janë të sigurt: lojtarët kanë marrë situatën në dorë dhe sot do të bëjnë skemën dhe formacionin, pa e përfillur trajnerin Horge Sampaoli.
Ky i fundit është fajtor për një skemë absurde 3-4-3, me Argjentinën që nuk luan dot në atë mënyrë dhe nuk ka cilësi në mbrojtje e mesfushë.
Për këtë arsye, sot kundër Nigerisë do të luhet me 4-4-2, me ndryshime madhore.
Në portë do të jetë Armani, Merkado do të kalojë në qendër përkrah Otamendit, ndërsa Salvio e Taliafiko do të operojnë nga krahët.
Masçerano do të ketë në krah Banegën, me stol në dy ndeshjet e para, ndërsa Perez e Di Maria do të jenë nga krahët, në mbështetje të dyshes sulmuese Mesi-Higuain.
Më në fund ndryshim total, në emra e vendosje taktike, a është kthyer Argjentina e vërtetë?