Mjafton një goditje në kokë dhe pak marrje mendsh dhe papritur bëhesh… Pelè. Ragnar Sigurdson është mbrojtës i Islandës, por pas ndeshjes kundër Nigerisë ndoshta do të transformohet në sulmuesin legjendar të Brazilit.
Të paktën kështu i thanë, sepse një përplasje me sulmuesin nigerian Musa bëri që të zëvendësohej para kohe dhe goditja në kokë bëri që mbrojtësi të mos mbante mend asgjë për pak minuta.
Në ato momente mbrojtësi u bë “viktimë” e një shakaje nga trajneri Heimir Hallgrímsson, i cili pas ndeshjes deklaroi për Globoesporte: “I thamë ‘Quhesh Pelè dhe do shënosh 3 gola ndeshjen e ardhshme’”.
Ide e veçantë dhe komike, por rëndësi ka që Sigurdson tashmë është mirë dhe nuk dihet ç’mund të ndodhë në ndeshjen e fundit.