Kapiteni i Serbisë Aleksandër Kolarov duket se ecën me teorinë “bëni si them unë, jo si bëj unë”. Vetë mbrojtësi serb është shfaqur shpesh duke festuar me 3 gishta lart, përshëndetje provokuese për kroatët, boshnjakët e shqiptarët, por ndërkohë nuk e sheh me sy të mirë kur Xhaka e Shaqiri festojnë si shqiponja.
“Ne jemi mbi këto sjellje primitive”, u shpreh pas ndeshjes Kolarov, i ngacmuar për festimin e shqiptarëve.
Ndërkaq, Kolarov akuzon arbitrin Feliks Bryh se ishte hapur në mbështetje të Zvicrës: “Fakti që një arbitër gjerman drejton një ndeshje të Zvicrës është njësoj sikur ne të na drejtonte një malazez. Ai dha shumë kartonë kundër nesh, por nuk pashë aq shumë faulle nga lojtarët tanë, edhe pse arbitri më tha se e kishte kursyer Matiçcin, që sipas tij meritonte karton të kuq”.