Tashmë është bërë traditë që kamerat gjatë ndeshjeve në Europian apo Botëror fokusojnë edhe tribunat, duke u ndalur kryesisht te femrat superseksi, që nuk mungojnë në shkallët e stadiumeve, herë si tifoze, herë si familjare futbollistësh e herë thjesht si personazhe që kërkojnë të bëhen të famshme.
Në Euro 2016 Erjona Sulejmani u bë superstar, me kamerat që kërkonin në çdo ndeshje të Zvicrës bashkëshorten e atëhershme të Blerim Xhemailit. Ndërkaq, edhe Rike Roçi e Irid Oksa ishin dy ndër femrat më të famshme të Europianit, me fotot e tyre tepër seksi.
Në Botërorin 2018 skenën e ka rrëmbyer një ruse e fotografuar gjatë Rusi-Arabi Saudite 5-0, që është cilësuar “Tifozja më seksi e Botërorit”.
Bjondja u shfaq edhe në ndeshjen e dytë mes Rusisë e Egjiptit, me veshje mjaft seksi dhe natyrisht duke bërë tifozllëk me flamujt rusë në duar.
Në fakt, tani zbulohet që tifoja quhet Natalja Nemçinova dhe është një aktore filmash porno.
Fotot e saj bënë xhiron e uebit dhe tifozët shpejt e kuptuan se bëhej fjalë për një aktore që ka marrë pjesë në shumë filma, me identitete të ndryshme. Në profesion nuk është e re, por para se të bëhej aktore, ka qenë Miss Moska në vitin 2007. Jo rastësisht, kamerat e kërkuan disa herë gjatë ndeshjeve të Rusisë.