Kahn: Nuk dimë të mbrojmë, kemi humbur lojën në grup!

Oliver Kahn ka folur për medien shtetërore gjermane “ZDF” në rolin e analistin. Ish-portieri i katër herë kampionëve të botës u shpreh i shqetësuar për problemet e shumta që po shfaq skuadra e vendit të tij. “Kjo ndeshej më bën shumë pesimist për pjesën e mbetur të Botërorit, na ka ndodhur që të humbnim ndaj kundërshtarëve surprizë, por të paktën kemi dominuar të gjithë takimin dhe e kemi rregulluar problemin në ndeshjet e mëpasshme, por këtu është ajo që më shqetëson mua më shumë nga të gjitha, kombëtarja dje nuk tregoi vetëm një problem, por disa probleme.
MBROJTA
“Gjendja e ekipit në fazën mbrojtëse ishte kaotike, nuk po flas vetëm për Boatengun, Humelsin, Kimishin dhe Platenhardin, por për të gjithë ekipin. Në futbollin modern të gjithë lojtarët marrin pjesë si në sulm, por edhe në mbrojtje, ne sot harruam ta bënim këtë gjë. Më konkretisht, sulmuesit e krahut Myler dhe Draksler duhet të ndihmonin më shumë Kedirën dhe Krosin për të mbyllur hapësirat në mesfushë nuk e di nëse po ndiqnin me rigorozitet urdhrat e Lëv, por ata duhej të kishin reaguar të paktën. Mendoj se ky ishte gabimi më i madh, pasi 90% e probleme tona nisnin në mesfushë, ku kemi humbur topa pa fund”
MUNGESA E LOJËS NË GRUP
“Prej vitesh kemi pasur një ekip me lojtarë të talentuar, por asnjëherë nuk jemi bazuar në individë të caktuar për të drejtuar të gjithë lojën e skuadrës, pasi kemi ecur gjithmonë me filozofinë e grupit. Këtë nuk e pashë sot (dje). Nuk pas një Gjermani të bashkuar në asnjë moment”, përfundoi Lëv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online