Brazili në revoltë: Gol i parregullt, për çfarë duhet VAR?

Kur Zuber shënoi për Zvicrën, lojtarët e Zvicrës panë fillimisht nga arbitrat dhe pastaj vrapuan të festonin. Jo rastësisht, sepse Zuber kur kërceu shtyu lehtë Mirandën, por arbitri meksikan Cezar Ramos nuk sinjalizoi faull dhe as arbitri i teknologjisë VAR.

Kjo gjë ka tërbuar Brazilin, sepse pas ndeshjes trajneri Tite ishte tym: “Do doja të flisja për aspektin taktik, për gabimet që bëmë, por jam i habitur se si nuk anulohet një gol që ishte qartësisht faull, nuk ka nevojë për asnjë interpretim. Nuk dua të justifikoj mungesën e fitores, por nuk i konceptoj dot gabime të tilla në nivele kaq të larta.

“Ne gabuam pas golit të Zvicrës, i lejuam të luanin të qetë dhe gabuam shumë në gjuajtjet drejt portës, duke mos gjetur kuadratin, ndaj kemi plot gjëra për të korrigjuar, edhe pse e theksoj që goli duhej anuluar”.

MIRANDA – Edhe qendërmbrojtësi i Interit proteston: “Ishte faull, nuk ishte problem pozicionimi. Mora një të shtyrë nga pas, ndoshta duhej të isha hedhur më herët dhe arbitri do vendoste për faull. Ajo që më gabim është se çfarë vlere ka teknologjia, nëse shohin gjithçka dhe nuk ndërhyjnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online