Thonë që është në fundin e karrierës, që Reali bën mirë ta shesë sa më shpejt, sepse duhet shfrytëzuar momenti dhe duhet marrë ndonjë si Nejmar. Me gjithë respektin për Nejmarin, Kristiano Ronaldo nuk ka pasues, për fatin e keq të Realit.
CR7 është si vera, sa vjen e bëhet më i mirë, shënon në çdo mënyrë dhe mban gjallë një Portugali që sot nuk meritonte pikë ndaj një Spanje të shkëlqyer.
Dy herë në avantazh luzitanët me Ronaldon, që e nisën fuqishëm, por dy herë reagoi bisha Diego Kosta, i cili kompenson gabimet e Naços dhe De Geas.
Në pjesën e dytë realisht në fushë ishte vetëm Spanja, gjithnjë në sulm dhe dominuese, duke gjetur një gol të mrekullueshëm me Naçon.
Megjithatë, Ronaldo vendosi të prishte festën e Hierros, me një gol fenomenal në fund. Të dyja janë super skuadra, duke parë ndeshjen e sotme, por Portugalia duket gjithnjë e më e varur nga CR7, ndërsa Spanja ka shumë armë dhe nuk qenka goditur aq rëndë nga largimin e Lopeteguit.
PORTUGALI – SPANJË 3-3
Shënues: Ronaldo 3′ pen., 44′, 88′ / Diego Kosta 24′, 55′, Naço 58′
88′ GOL PORTUGALIA! Spanja dukej se po shkonte e qetë drejt fitores, në pjesën e dytë ishte fantastike. Por, kur ke përballë Ronaldon, je gjithnjë në fije të perit. Portugezi ekzekuton në mënyrë të mrekullueshme një goditje dënimi, asnjë shans për De Gean.
58′ GOL SPANJA! Naço, ai që fali penalltinë, shënon një nga golat e Botërorit, me një predhë nga distanca. PORTUGALIA KNOCK DOWN!
Naaaaaaaacho… #Nacho with a strike from Hell. #Spain #Futbol #Goal #WorldCup pic.twitter.com/fFt7F0iye0
— Brisco (@DJ_Brisco) June 15, 2018
55′ GOL SPANJA! Sërish Buskets asist, me një kërcim të fuqishëm në zonë, sërish Diego Kosta. 2-2
Diego Costa’s 2nd goal to make it 2-2 #WorldCup #PORESP pic.twitter.com/zxPkjWutk5
— FIFA WORLD CUP 2018? (@_WorldCupStats) June 15, 2018
Pjesë e parë e shkëlqyer, futboll i vërtetë dhe cilësi. Spanja shkëlqeu si zakonisht në zotërimin e topit, por fali dy gola në mënyrë naive, njëri prej tyre nga një gafë e portierit De Gea. Diego Kosta shënoi një gol spektakolar dhe Isko goditi traversën, por magjia i përket Kristiano Ronaldos.
44′ GOL PORTUGALIA! Kush tjetër, veç Ronaldos? Por këtë radhë me bashkëpunimin e De Geas. Gjuajtje nga distanca, De Gea kontrollon keq dhe gol!
Wits De Gea doin?? pic.twitter.com/lzTe6L8InA
— Adam Lynch (@AdamLynch27) June 15, 2018
26′ Isko godet traversën, Spanja tani merr frenat e lojës.
24′ Goli tronditi Spanjën, që për minuta të tëra u duk jashtë loje. Megjithatë, pak nga pak spanjollët morëm frenat e lojës dhe nisën të mbyllin Portugalinë në mesfushën e vet. Një top i gjatë përfundoi te Diego Kosta, sulmuesi kontrollon shkëlqyeshem, shmang disa lojtarë dhe me një gjuajtje të fortë mposhti portierin portugez. Super gol!
Diego Costa dancing around in the box for a filthy goal. That foot work ? pic.twitter.com/1bzfKzblgw
— Jesse Foster (@Jesse__Foster) June 15, 2018
3′ PORTUGALIA GOL! Ronaldo deh Naçon me driblim dhe fiton penallti,pasi mbrojtësi spanjoll duke zgjatur këmbën dhe portugezi përfiton. Vetë ylli i Realit shënon nga pika e bardhë! CR7 shënon në të katërtin Botëror, vetëm 3 futbollistë në histori ia kanë dalë mbanë. Pele, Zeler, Kloze…
Cristiano Ronaldo, de pênalti, abriu o placar logo aos 3 minutos!#Copa2018 pic.twitter.com/6ulCm5GQlU
— Goleada Info ?? (@goleada_info) June 15, 2018
1′ NIS SUPERSFIDA E DITËS
Pas dy ndeshjeve që prodhuan pak cilësi dhe vetëm 2 gola sot, pritet shumë nga Portugali-Spanjë sot në mbrëmje, prej orës 20.00.
Kampionët e Europës duan të tregojnë se janë kandidatë të mëdhenj edhe për Botërorin dhe kundër Spanjës me probleme kanë një shans të artë.
Largimi i Lopeteguit para dy ditësh ka tronditur keq spanjollët, që mundohen të mendojnë e vetëm për futbollin e luajtur.