Meksika nuk e ka mendjen fare te futbolli i luajtur dhe jo rastësisht në miqësoren kundër Danimarkës u mund duke luajtur shumë keq.
Gjithçka lidhet me historinë e festës “hard”, ku në fillim të qershorit morën pjesë shumë lojtarë dhe 30 eskort, ose prostituta.
Mediat në Meksikë publikuan edhe foto, duke fituar në telashe me bashkëshorten mbrojtësin Hektor Herrera, ndërsa situata është mjaft e nderë, por sulmuesi Çiçarito Hernandez mundohet të sqarojë të gjithë.
La información gráfica de @TVNotasmx pic.twitter.com/pSxdDCeIab
— Rafael Ramos (@RafaeIRamosV) June 5, 2018
“Ishte ditëlindja ime, shkuam të gjithë për darkë, mungonte vetëm portieri Korona. Nuk kishte prostituta, janë re gjitha gënjeshtra. Darkuam, secili u largua kur dëshironte, ishte një mbrëmje festive brenda normave.
“Natyrisht, duke parë gjithë zhurmën e krijuar, nëse do kthehesha pas nuk do ta bënim atë festë, që ka krijuar kaq shumë polemika”, deklaroi sulmuesi 30-vjeçar, i cili bashkëbisedoi me tifozët në një lidhje direkte në Facebook.
Gjithsesi, është fjala e tij kundër fotove dhe intervistave të mediave, që kanë zbuluar edhe identitetin e disa prej femrave të ftuara në festë, të cilat natyrisht nuk mund ta humbnin rastin për pak reklamë.