Suedia luajti dje një miqësore në Goteborg kundër Perusë dhe sfida jo vetëm që prodhoi 0 gola, por gjithashtu ishte shumë e varfër në cilësi e emocione, aq sa pas ndeshjes në rrjetet sociale suedezët nisën të bënin autoironi, duke shkruar se nëse shënojnë një gol në Botëror, do të festojnë njësoj sikur ta kenë fituar.
Ndërkohë, Zllatan Ibrahimoviç në një intervistë sulmonte mediat: “Zhurma e madhe e bërë për një rikthim të mundshëm timin bëri që të mos shkoja në Botëror. Tifozët më donin, gazetarët jo”.
Si për të treguar se ka klas më shumë se çdo sulmues suedez në qarkullim, mbrëmë Los Anxheles Galaksi fitoi 3-0 ndaj Solt Lejk Sitit dhe Ibra shënoi 2 gola me kokë, në minutat 61 e 67, para se Kamara të vuloste fitoren. 7 gola në 11 ndeshje për Ibran, që nuk ka luajtur rregullisht dhe sërish është një makinë goli.
#zLAtan Ibrahimovic ?? consiguió su tercer doblete desde que llegó a la #MLS en el encuentro ante Real Salt Lake.
¿Error dejarlo fuera de #Rusia2018? pic.twitter.com/fAU507Fklo
— Angelo Vizzini (@AngeloVizziniP) June 10, 2018