Valon Berisha drejt Sampit, gati 8 mln euro!

Sampdoria është duke menduar për një goditje të trefishtë në merkato. Klubi dorian, ashtu si shkruan “Repubblica”, është pranë blerjes së Valon Berishës, mesfushorit kosovar që te Salcburgu ka luajtur 45 ndeshje mes Champions, Europa League, kampiontit dhe kupës, duke realizuar edhe 13 gola dhe 11 asiste.

Akordi është pranë, flitet për 8 milionë euro. Sakaq, optimizëm edhe për Omar Kolein, i datëlindjes 1992: 7 mln euro për Genkun dhe 800 mijë euro rrogë lojtarit nga Gambia. Sakaq, afron edhe blerja e Lovro Majer, që ndiqet prej një viti. Lokomotiv Zagrebi është gati të pranojë ofertën prej 8 mln eurosh (6 mln dhe 2 bonuse).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *