Një rrëfim që duket se është i jashtëzakonshëm. Sipas asaj që ka shkruar “Diario Gol”, Dani Sebajos i ka zbuluar shokëve të skuadrës së Real Madridit se cila është e ardhmja e tij. Mesfushori i datëlindjes 1996, që mbërriti në Madrid nga Betisi për 16,5 mln euro, i zhgënjyer me paraqitjet e pakta në fushë në këtë sezon (22 ndeshje mes La Ligës dhe kupave), ka rrëfyer: “Po iki te Milani!”. Fjalë të dhëna në fund të sezonit, ku dëshironte të ishte protagonist dhe ta përjetonte.
Fuqizimi ideal – Futbollisti nuk ka pranuar sidomos faktin që nuk ka zbritur në fushë në asnjë ndeshje të Champions League, në fazën e eliminimit direkt. Vetëm një grumbullim në tetë përballje vajtje-ardhje me PSG, Juventusin, Bajernin dhe Liverpulin. Në gjashtë ndeshjet e tjera, Sebajos ka parë shokët nga tribuna. Miolani është i interesuar dhe vetë Gatuzo tha se “po kërkojmë një mesfushor që të jetë mes Kesit dhe Bonaventurës”. Sebajos i pëlqen Milanit, por gjithçka do të vendoset pasi UEFA të prononcohet për Europa League.