Mund të quhet pa frikë një vit i artë për Kombëtaren e femrave në volejboll, që fitoi sot pasdite 3-0 ndaj Gjeorgjisë në takimin e gjashtë dhe të fundit eliminator të fazës në grupe të Ligës së Europës luajtur ne “Feti Borova”, duke korrur suksesin e pestë në këtë event (vajzat kuqezi kanë vetëm një humbje).
Shqipëria është kualifikuar e para për në fazën finale të Ligës së Europës, e cila do të luhet në Suedi në datat 16-17 qershor, ndërsa fitoret në ndeshjet e fundit kanë vlejtur për të fituar grupin. Natyrisht, në fazën finale do të jetë shumë e vështirë, por edhe kap sa kemi bërë është diçka fantastike, duke pasur parasysh kushtet e vështira në të cilat ndodhet volejbolli ynë, ku vëmendja nga shteti dhe media është mjaft e ulët.
Shqipëri – Gjeorgji 3-0 (25-14, 25-13, 26-24)