Një javë para fillimit të Kupës së Botës, Zherard Pike ka marrë një lajm tronditës: shtëpia e tij në Barcelonë është grabitur natën e së mërkurës.
Mbrojtësi nuk ishte në Spanjë, pasi trajneri Lopetegui i kishte dhënë skuadrës kombëtare një ditë pushim. Për pasojë, Pikë kishte fluturuar për në Këln, ku bashkëshortja e tij Shakira po mbante një koncert.
Hajdutet kanë marrë bizhuteri, ora e sende të tjera me vlerë. Në vilën që ndodhet në periferi të Barcelonës, në Esplugues de Llobregat, raportohet se ishin të pranishëm edhe prindërit e Pikesë, që vetëm ditën tjetër kanë zbuluar ngjarje.