Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, është pezulluar nga UEFA për dy ndeshje, për shkak të sjelljes së tij në sfidën e Champions League kundër Liverpulit.
Në 10 prill në Etihad Stadium Guardiola u ndëshkua me karton të kuq në pushim, për shkak se protestoi ashpër në lidhje me një gol të anuluar para pushimit. Sjellja e tij është konsideruar antisportive nga UEFA, që e ka pezulluar për ndeshjen e ardhshme në Champions League, si dhe një ndeshje mbetet e pezulluar për një vit dhe hyn në fuqi në rast kartoni tjetër të kuq.
Ndërkaq, Liverpuli është gjobitur me 29.000 euro për problemet e shkaktuara nga tifozeria, si dhe hedhje sendesh e fishekzjarresh.