Gjergj Vyshka
Shqipëria e volejbollit të meshkujve nuk ka rezistuar ndaj Hungarisë, edhe pse e kishte fituar ndeshjen e parë më 23 maj në Budapest të vlefshme për grupin e argjendtë të Ligës së Evropës. Përtej përmbysjes, nga disavantazhi 0-2 në 2-2, tanët nuk kanë përballuar setin e pestë. Hungaria, në dukje një kundërshtar i dobët, ka bërë mirë jo vetëm në bllok, por dhe në sulm. Sidomos me Bozokin në pozicionin katër, apo dhe Zabon e Nagin në tresh, e më vonë dhe me Blazovic në pozicionin katër.
Gjithçka është meritë e organizatorit Kazap, kurse hungarezët, të paktën deri në momentin që Melka ka vendosur ta nisë lojën me Arapin, kanë shfrytëzuar maksimalisht shtatshkurtësinë e Deliut në bllok. Atje ku jo pak Bozoki ka bërë “kërdinë”. Në të tilla kushte, teksa me vështirësi kanë hyrë në lojë dhe “legjionarët” Husaj, Qafarena dhe Koçi, Shqipëria e ka pasur të pamundur të bëjë më të mirë. Ndaj është detyruar të përulet përpara Hungarisë, që gjithsesi ka traditë të mirë në volejboll.
Shqipëri – Hungari 2-3
(26-28, 19-25, 25-21, 29-27, 9-15)
Shqipëria: Gjoklaj, Koçi, Husaj, Malaj, Qafarena, Deliu, Kola (L)/Arapi, Qepa, Kula, Baruti, Gaxiri Trajner: J.Melka
Hungaria: Zabo, Nagi, Bozoki, Kazap, David, Gebhard, Deak (L)/Magiar, Blazovic, Kalmar Trajner: B.Tanase
Gjyqtarë: D.Rogiç (Serbi), I.Fështi (Shqipëri)
Asistentë: E.Kurti, A.Nurja, K.Tota, A.Brokaj (Shqipëri)