Skënderbeu i falet Sabjen Lilajt dhe merr të dytin trofe në këtë sezon. Një mbyllje fantastike për skuadrën korçare që rrëmben dhe Kupën e Shqipërisë pas titullit kampion. I kishte munguar ky trofe juglindorëve dhe më në fund arrijnë që ta shënojnë dhe ata emrin e tyre në listën e fituesve të Kupës së Shqipërisë. Një ndeshje e ekuilibruar që u vendos nga një 11-metërsh që lë vend për diskutim. Gjoni ndali Xhejmsin dhe në momentin e parë kryesori Eldorian Hamiti akordoi goditje dënimi. Konsulta me asistenin pas porte Enea Jorgji bëri që të ndryshonte mendim dhe të akordonte 11-metërsh. Lilaj u tregua i saktë dhe i dha avantazhin skuadrës së tij. Pavarësisht se skuadra e Mezanit e kërkoi deri në fund barazimin, nuk mundi që ta gjente atë. Bardhezinjtë e gjetën golin në minutat shtesë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Skënderbeu e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Marko Radas në skeondat e fundit të ndeshjes. Pavarësisht kësaj bardhezinjtë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Mbyllet kështu dhe sezoni 20-17-2018 i futbollit shqiptar.
SKËNDERBEU 1-0 LAÇI
Shënues: Lilaj 67’
GOLI
67’ -Lilaj tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Gjyqtari akordoi fillimisht faull jashtë zone pas ndërhyrjes së Gjonit ndaj Xhejmsit, por më pas me ndihmën e asistentit të tij akordoi 11-metërsh.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Lilaj, Nimaga (Dita 77’), Muzaka, Gavazaj (Demte 88’), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja.(Të gatshëm: Teqja, Abazi, Sahiti, Vila, Gripshi).
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj (Xhixha 89’), Lushkja, Jonuzi, Eskerda (Kallaku 54’), Nika (Shtubina 83’), Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentian Mezani. (Të gatshëm: Vata, Zogaj, Shala, Bushi).
Gjyqtarë: E. Hamiti, E. Barushi, D. Rexha, R. Çokaj, E. Jorgji, J. Xhaja.
Kartonë të verdhë: Osmani 24’, Radas 58’, 90+3’, Vangjeli 80’/ Lushkja 44’, Uzuni 45’, Fangaj 49’, Sefgjini 65’
Karton i kuq: Radas 90+3’
Delegat: L. Nyrishmi; Vëzhgues: S. Jareci.
EPISODET
2’ – Vertikalizim i korçarëve drejt Souesë, sulmuesi del i vetëm me Selmanin, por ky i fundit është më i shpejtë dhe arrin topin. Dëmtohet nga përplasja me ganezin “gardiani” i Laçit, por asgjë serioze.
8’ – Pas harkimit nga një goditje dënimi, Nimaga provon me kokë, por nuk e gjen dot kuadratin e portës kurbinase.
22’ – Lushkja tenton nga distanca, topi përplaset në trupin e një prej lojtarëve të Skënderbeut.
26’ – Aksion i bukur i korçarëve, pas harkimit nga e djathta Soue tenton me kokë, por topi shkon te Muzaka, i cili edhe pse vetëm pak metra nga porta gabon në goditje.
33’ – Fangaj ul një top për Rexhinaldon në zonën e Skënderbeut, sulmuesi nga Mozambiku tenton të godasë fort, por gabon.
43’ – Aksion i shpejtë i kurbinasit, harkimi nga e djathta nuk u arrit dot nga Uzuni.
52’ – Vertikalizim perfekt i Xhejms, i cili nxjerr të vetëm me portierin e Laçit Enis Gavazajn, por Selmani e ndal duke i moshuar një gol të sigurt.
84’ – Radas hedh një top të gjatë për Gavazaj, me këtë të fundit që del i vetëm me Selmanin, por në fund humbet kohë dhe nuk godet dot.
85’ – Sërish Gavazja provon nga distanca, por tentativa e tij nuk është në kuadrat.
88’ Lushkaj avancon i vetëm në zonë kundërshtare dhe nuk pason për asnjë prej shkove të skuadrës, duke shpërdoruar një rast mjaft të mirë.