Me rreth 20 minuta të mbetura nga ndeshja Partizani-Kamza, tifozët e Partizanit, atë që nuk i ndahen ekipit as në transfertat më të largëta dhe që përballojnë policinë, shiun dhe lodhjen, janë larguar nga stadiumi.
E tepërt të shijonin deri në fund atë spektakël fantastik në fushë, e tepërt të shihnin president e Partizanit dhe Kamzës që zbaviten në tribunë.
Futbolli nuk është ky, Partizani ka humbur edhe ata pak besnikë që i kanë mbetur. Deri para pak kohësh kishte 3000-4000 tifozë për ndeshje, pa përmendur sfidat e mëdha.
Kjo është humbja e vërtetë, jo rezultati i ndeshjes kundër Kamzës, sepse Guerrils nuk kthehen më.