Ançeloti një hap larg Napolit, ja si ndryshon e ardhmja e Hysajt!

Napoli planifikon të ardhmen dhe nuk humbet kohë. Me shumë futbollistë që duan të ikin, por sidomos me trajnerin Sarri që tashmë ka braktisur anijen, pasi nuk sheh më motivim dhe sigurisht sinjale të rëndësishme nga presidenti De Laurentis, drejtuesit e klubit axurr janë vënë në lëvizje. Kështu, pasi kanë pritur përgjigjen që kurrë nuk ka ardhur nga Sarri, numri “1” i klubit, ka vendosur të synojë fort te emërimi i Karlo Ançelotit.

Një takim i rëndësishëm ballë për ballë mes të dyve në Milano, për ta bindur ish-trajnerin e Milanit, Juventusit, Realit, Bajernit, Çelsit dhe PSG-së që të zgjedhë projektin axurr. Janë orë deçizive dhe vullneti është që të mbyllet me një happy end, pra fund të lumtur. Sondazhi është në aspektin e motivimit dhe dëshirës që Karleto ka për t’u kthyer në Serinë A dhe provuar që të nisë një cikël.

Një sinjal force ky, por sidomos mesazhi i vërtetë se, nëse Ançeloti vjen, atëherë Elseid Hysaj, mbrojtësi i Shqipërisë, gjithmonë i pëlqyer nga Ançeloti (që kur drejtonte Bajern Mynihun dhe dërgoi “scout” në Itali për ta ndjekur), do të qëndronte, me kërkesë të vetë trajnerit, teksa kapiteni Hamsik ka kërkuar largimin, ashtu si edhe Kajehon, apo Zhorzhinjo, që ka merkato në Premier League. Pa harruar Kulibali, për të cilin axurrët duan jo më pak se 80 mln euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online