Nga Irlanda vjen ndoshta goli më absurd dhe qesharak i vitit. Në ndeshjen e divizionit të dytë Kabintili-Geluej Junajtid, luajtur të dielen, portieri mik Tadhg Rajan bëri një gafë, sepse nuk e dinte rregulloren që e ndalon ta marrë topin në duar pasi e ka lëshuar një herë në tokë.
Kabintili përfitoi dhe shënoi, por për fatin e portierit Rajan, Geluej kryesonte qetësisht me dy gola diferencë dhe ishte fundi i ndeshjes, që përfundoi 2-1.