Luftëtari ka një çështje për të zgjidhur. Edi Bojom ka fituar gjyqin në FIFA prej 22 shkurtit, teksa pretendonte pagat e prapambetura. 17000 euro duhet t’i paguanin gjirokastritët ish-lojtarit të tyre, por se kanë bërë.
Pas gjyqit detyrimi shkon në 17850 euro dhe në fakt afati prej 30 ditësh nuk është respektuar nga bluzinjtë. Akoma nuk ka një masë për ta, por nga e shkuara e kanë pësuar Flamurtari, Dinamo, Vllaznia e Shkumbini.
Gjirokastritët duhet menjëherë të paguajnë borxhin që kanë ndaj Bojom, ndryshe rrezikojnë shumë: si heqje pikësh, ashtu edhe moslicencim për të marrë pjesë në Kupat e Europës.
Së shpejti mund të vijë edhe një tjetër paralajmërim dhe këtë herë masat do të jenë të ashpra, që përfshijnë heqje pikësh apo pezullim të merkatos, sepse çështja do të shkojë para Disiplinës në FIFA.