Portieri i rikthehet fundit emocionues në “Bernabeu” teksa mbi arbitrat shton: “E konfirmoj, janë alibia e humbësve dhe unë jam ndonjëherë humbës”
Polemikat mbi deklaratat pas ndeshjes me Real Madridin nuk kanë luhatur aspak Bufonin, pasi portieri i Juventusit vazhdon që të mbajë të njëjtën linjë: “Vendimet që marrim janë një mënyrë për të përcaktuar veten dhe për të na bërë ato që jemi dhe duam”, shpjegoi kapiteni i Juventusit. “Me të mira dhe të këqija. Edhe pse ekzagjeorjmë, ndonjëherë gabojmë. Por kjo do të thotë të jetosh dhe për këtë kemi ardhur në jetë. Pas “Bernabeu”-t, isha i qetë dhe i ngadaltë në reflektimet e mia, bëra disa xhiro”. Pas befasisë në Madird, pra, Bufon vazhdon me kokën lart. Pavarësisht kritikave dhe korit të protestave ndaj tij. “Ishte një javë që më bëri të kem emocione të forta, të bukura, adrenalinë puro, jetoj edhe për këtë”, tha numri “1” bardhezi, duke shpjeguar edhe reagimin e tij. Më pas, shton: “Të jesh kapiteni i Italisë është dhurata më e madhe që jeta më ka bërë”. Sakaq, duke folur për “Le Iene”, programi i Italia 1, ka përsëritur konceptin e tij se “arbitri është alibia e humbësve dhe edhe unë jam humbës ndonjëherë”.
Boka – Ndërkohë, sa i përket të ardhmes, ende asnjë shenjë, edhe pse Bufon do të vendosë me qetësi pasi objektivi titull do të jetë arritur dhe gjithashtu edhe finalja e Kupës së Italisë do të jetë luajtur, ndaj Milanit. Por, në Argjentinë, flasin edhe për një interesim të Boka Zhuniorsit, sigurisht diçka e pazakontë, duke qenë se nuk ka ndodhur kurrë që një futbollist italian të shkojë të mbyllë karrierën në Argjentinë. Marrëdhëniet e mira të Juventusit me Bokën, pas operacionit Tevez dhe sidomos Bentankurt mund ta favorizojnë. Edhe pse Juventusi pritet t’i dorëzojë një post.
MLS – Një tjetër pistë e mundshme mund të jetë kampionati amerikan i futbollit, që është duke mbledhur kampionët dhe legjendat ende në aktivitet, me Ibrahimoviç te Los Anxhelos Galaksi. Edhe Pirlo bëri këtë trajektore, ndërsa Kedira dhe Markizio kanë përfunduar gjithashtu në shënjestër.