PSV Eindhoveni ka siguruar titullin e tretë kampion në 4 vitet e fundit, pas triumfit të sotëm 3-0 ndaj Ajaksit në Philips Stadion.
Gaston Pereiro, Luuk de Jong dhe Stivën Berguijn vulosën fitoren e PSV-së, me Ajaksin që e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë.
KAM-PI-OE-NEN! ?#PSVKampioen pic.twitter.com/o53428vOtF
— PSV (@PSV) April 15, 2018
Periudhë e zezë për Ajaksin, që nuk fiton trofe prej 4 vitesh dhe tashmë mund të quhet në krizë, pasi si zakonisht luan me ekip me moshë shumë të re dhe i shet talentet sapo vijnë oferta të rëndësishme. Kjo politikë vlen shumë në aspektin financiar, por rezultatet nuk janë ato që meriton një klub kaq i lavdishëm.
Ishte përballja numër 133 mes këtyre dy rivalëve të egër, por sfida kishte humbur shumë nga vlera e vet për faktin se PSV ishte i shkëputur ndjeshëm dhe fitorja e Ajaksit zor se ndryshonte ndonjë gjë.