“Pas 15 minutash thashë do të shpallemi kampionë, duke parë reagimin e djemve, pas eliminimit nga Champions. Janë fantastikë dhe të jashtëzakonshëm. Ajo që ndodhi në derbi është e pashpjegueshme, por ndaj Suonsit duam të shpallemi kampionë”.
Pep Guardiola duartroket skuadrën e tij, teksa shton dhe se sot, për sfidën e Junajtidit, që nëse nuk fiton do të shpallë kampionë matematikisht “qytetarët”, Guardiola tha: “Nuk do ta ndjek sfidën e Junajtidit, por do të iki të luaj golf, me fëmijët e mi dhe familjen.
Kam tre ditë pushim dhe dua të relaksohem. Do të doja të festoja, por Mançesteri do të mundë Uest Bromuiç. Ne duhet të fitojmë në shtëpi, përpara tifozëve tanë”.