UEFA ka hedhur poshtë spekulimet se shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve ishte i manipuluar, pas lajmit që bëri bujë se Roma kishte nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kundër Liverpulit që mbrëmjen e djeshme.
Në faqen zyrtare të Romës u shfaq për pak momente lista e ndeshjeve shtëpiake ku mund të prenotohej biletë dhe fotoja bëri xhiron e uebit, duke bërë të plaste debati nëse shorti ishte i rregulluar.
Gjithsesi, UEFA sqaron se Roma dhe kompania që merret me menaxhimin e shitjes së biletave patën thjesht një problem teknik gjatë provave të së enjtes, ku simuluan shitjen e biletave për të gjitha çiftet e mundshme me Romën brenda.
“Roma na kontaktoi dhe na shpjegoi se ishte një difekt teknik, gjatë testimit të futjes së emrave në sistemin online. Prova u bë me të gjitha skuadrat rivale të Romës në Champions, por u shfaq vetëm emri i Liverpulit gabimisht”, deklaroi një zëdhënës i UEFA-s.