Heshtje shtypi te Flamurtari: prej ditës së sotme deri pas ndeshjes kundër Skënderbeut mesjavën e ardhshme në kupë, askush nuk do të flasë për mediat.
Edhe trajneri Shpëtim Duro do të jetë pjesë e heshtjes për shtyp, duke mos folur ditën para ndeshjes në Lushnjë.
Një moment mjaft delikat për vlonjatët, që në dy ndeshjet e radhës duan të kthejnë sezonin në rrugë të mbarë, ose të paktën të shpëtojnë ç’është e mundur, sepse tashmë ëndrrat e mëdha të vjeshtës janë shuar dhe vetëm kupa ka mbetur si shpëtim, me kampionatin që ka marrë për ters, aq sa tashmë shihet me frikë edhe zona e ftohtë.