Detaj i veçantë nga ndeshja Real Madrid-Juventus: kur u dha penalltia në shtesë për Realin, kamerat fokusuan Maks Alegrin që po debatonte me dikë nga stoli madrilen. Asgjë serioze, nuk ishte sherr i vërtetë, por përballë Alegrit ishte… Sergio Ramos! Po kapiteni i Realit, ç’donte në stol?
Realisht, Ramos ishte në tribunë gjatë ndeshjes, sipas rregullores, sepse ishte i pezulluar. Megjithatë, në fundin e takimit pa u vënë re u fut në stol dhe në rrëmujë e sipër zor se ndokush i ka kërkuar llogari, aq më shumë që bëhet fjalë për një personazh shumë të njohur.
Nuk mbaroi aty, sepse Ramos shkoi edhe në tunelin drejt dhomave të zhveshjes, sërish veprim i ndaluar nga UEFA. Kjo mund ta pezullojë për të paktën një ndeshje Ramosin, sidomos nëse arbitri ka mbajtur shënim gjithçka në protokollin pas ndeshjes.
Te ishte ne loje Ramos do te bente me shum golat