Një ndeshje plot vuajtje dhe nerva për Kristiano Ronaldon, i cili po shihte i pafuqishëm Realin të kapitullonte, ndërsa në sulm mungonte shkëlqimi i zakonshëm dhe gjithashtu Bufon dhe Juventusi ishin perfektë. Megjithatë, në shtesë pikërisht Ronaldo pasoi te Lukas Vaskez, i cili fitoi penalltinë që Ronaldo e transformoi në mënyrë perfekte.
Portugezi foli pas ndeshjes kundër Juventusit në mikrofonin e beIN: “Vuajtëm, na shërben për të mësuar, është një leksion që na duhet shumë. Në futboll nuk dhurohet asgjë, duhet luftuar deri në fund. Sot Madridi mund të kishte shënuar më shumë gola, por Juventusi dhe Bufoni ishin në formë. Gjithsesi, kaluam me meritë në gjysmëfinale”.
Penalltia: “Nuk e kuptoj për çfarë protestojnë. Lukas pësoi një ndërhyrje nga pas. Nëse nuk i shkaktonin penallti, shënonte. Të gjuash penallti në minutën e 98-të është natyrisht e vështirë, tensioni është maksimal, por gjta qetësinë e duhur. E dija që ishte penallti vendimtare. Tani shohim nga gjysmëfinalet, gjithçka mund të ndodhë. Nuk ishim mirë ndaj Juves, duhet të na shërbejë si mësim. Hap pas hapi, duhet të përmirësohemi”.