Skënderbeu bëhet “Non grata” në Francë. Jo ndonjë problem madhor, thjesht emri Skënderbeu fshihet nga kompanitë e basteve që operojnë në territor francez.
Organi që merret me rregullimin e tregut të basteve në Francë ka nxjerrë një urdhër për mospërfshirjen e ndeshjeve të Skënderbeut në listat e ndeshjeve që ofrojnë kompanitë që operojnë brenda Francës.
Urdhri është në fuqi deri në fund të sezonit, natyrisht për faktin se Skënderbeu është në ajër dhe pret përgjigjen e CAS-it në lidhje me apelin kundër përjashtimit për 10 vite nga kupat e Europës.