Kamza merr vendimin, largohet Ndreu

Kriza e rezultateve te Kamza bën që trajneri Ramadan Ndreu të humbasë vendin e punës. E nisi shkëlqyeshëm, me rezultate e loja fantastike, por në muajt e fundit Kamza ka pësuar rënie të theksuar.

Tashmë zona e ftohtë është shumë pranë dhe drejtuesit e Kamzës kanë vendosur të marrin masa për të ndalur zbritjen e frikshme në renditje. Trajneri Ndreu ishte në dyshim prej ditësh dhe dje u fol për largim, por vetë Ndreu deklaroi se do të priste vendimin e presidentit Naim Qarri.

Sot ka ardhur edhe verdikti final, Ndreu largohet, duke paguar edhe fatin e keq, sepse realisht Kamza ka luajtur shumë më mirë se ç’tregojnë rezultatet.

 

 

 

One thought on “Kamza merr vendimin, largohet Ndreu

  1. Levizje shume e gabuar! Duket qe eshte nje klub pa eksperience. Ndrimi i trajnerit, ne kete faze, eshte vetevrasje. Vetem G.Demi ka bere keshtu lloj levizjesh, pa kuptim, dhe rezultati ka qene ai qe kemi pare me Partizanin qe mezi po merr veten.
    Kamza ka luajtur goxha mire, megjithese nuk ka arritur te marre rezultat. Ketu hyn fati, por edhe arbitrimi. Rasti i fundit, penalltia me Kukesin, qe ishte penallti sade!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *