Salihi bën detyrën, goli vlen vetëm një pikë

Hamdi Salihi vijon marshimin në krye të listës së golashënuesve në divizionin e dytë austriak. Sulmuesi shkodran ka shënuar sërish sot, në barazimin 2-2 që Viner Nojshtat regjistroi në shtëpi ndaj Vatensit.

Duhej të ishte fitore, në fakt, sepse Nojshtati është superior, por rezultoi një ndeshje mjaft e vështirë.

Miqtë shkuan deri në avantazhin e dy golave, por sulmuesi Kinast shkurtoi në minutën e 74-t dhe Salihi barazoi në minutën e 83-të me 11-metërsh.

Plot 17 gola për Salihin, shënuesi më i mirë në Austri 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *