Mavraj jashtë skuadre, trajneri e quan vendim teknik

Në një moment krize të thellë dhe me Bundesligën 2 që është e sigurt tashmë, Hamburgu ka nisur planifikimin për sezonin e ardhshëm.

Natyrisht, shumë lojtarë do të largohen dhe mes tyre është edhe Mavraj, një ndër emrat më të rëndësishëm në ekip, edhe në nivel page.

Ndoshta kjo është arsyeja pse Hamburgu e ka degdisur në ekipin B, duke mos e pasur më në plane për vazhdimin e sezonit.

Vetë Mavraj tha ditën e djeshme për Sport Ekspres se nuk ka marrë asnjë njoftim mbi arsyet e përjashtimit dhe gjithashtu gazetarët gjermane kanë qenë kuriozë, ndaj natyrisht sot në konferencën për shtyp trajnerit Kristian Titz është pyetur rreth Mavrajt

“Mavraj është larguar nga ekipi i parë thjesht për motive sportive, asnjë rregull disiplinor nuk është thyer. Kjo është e gjitha ajo që mund të them”, tha trajneri, i cili nuk vazhdoi më me këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *