Daniel Godelli nuk ka arritur të imitojë Briken Caljen, i cili dje u shpall kampion i trefishtë Europe.
Sot Godelli tentoi në shkëputje në 160 kilogramë dhe nuk ia doli në asnjërën nga provat. Shpresa e vetme për medalje të vogël evropiane mbetet shtytja.
Godelli e nisi garën e tij pasi kishin mbaruar të gjithë të tjerët, duke vendosur menjëherë peshën 159 kilogramë në shtangë, por nuk ia doli në asnjërën provë, një zhgënjim i madh për një ndër yjet e peshëngritjes sonë.