Një ndër personazhet kyçe në sukseset e Skënderbeut në dekadën e fundit është edhe Mirel Josa, i cili në Korçë ka fituar disa tituj kampionë dhe ishte i pari që provoi grupet në Europa League.
Trajneri i Prishtinës ka folur për Insporti.com pas publikimit të lajmit për dënimin e ish-klubit të tij, duke mos e fsheh tronditjen.
“Ndihem shumë, shumë keq për këtë lajm. Vërtet jam i shokuar dhe nuk kam koment. Ka dy vjet që jam shkëputur me Skënderbeun. Sidoqoftë, ky lajm është shumë i keq. Nëse UEFA vërtet ka fakte për ato që i ka thënë, atëherë duhet shikuar kush janë ata njerëz që kanë vepruar kundërligjshëm. Ky vendim është një gjë shumë e keqe për gjithë futbollin shqiptar”.