Kevin Trap ishte në portë dje, në miqësoren që Brazili fitoi 1-0 ndaj Gjermanisë, me golin që erdhi edhe për faj të portierit gjerman.
Është një sezon i zi për 27-vjeçarin, i cili e ka humbur vendin e titullarit në Paris, duke luajtur shumë pak ndeshje, ndaj ndoshta në verë do të mendojë largimin.
Megjithatë, jashtë fushe Trap ka me se të ngushëllohet, sepse është i fejuar me një modele braziliane, Izabel Gulart.
Bukuroshja nga Brazili nuk është se e vret shumë mendjen për hallet e të fejuarit dhe shijon plazhet e Rio de Zhaneiros, ku ka dhënë spektakël me paraqitjen e saj.